Ky është pasion politik: Ja si djersin kryeministri
Kryeministri francez, Manuel Valls u mbulua me djersë gjatë një fjalimi, ndërsa fotot e tij bënë xhiron e rrjetit.
Valls dukej sikur sapo kishte dalë nga pishina.
Ai po mbante një fjalim përpara aktivistëve të partisë së tij, të cilët e akuzojnë se nuk po e çon ekonominë në drejtimin e duhur.
Disa kërkuan dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë, ndërsa e fishkëllyen Valls.
Megjithatë ai nuk u zmbraps dhe mbajti një fjalim pasionant, duke theksuar se do i përmbahet programit për reforma pro-biznesit./mapo.al