Dhunon djalin e mitur, arrestohet babai, policia i gjen armë dhe fishekë

  • 18 September 2018 - 14:18
Dhunon djalin e mitur, arrestohet babai, policia i gjen armë dhe fishekë

Një 47 vjeçar u vu në prangat e policisë së Tiranës pasi keqtrajtonte dhe dhunonte fizikisht djalin e tij të mitur.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Bilbil Dafku, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur shtetasit D. D., 15 vjeç.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Automatik model 56, 2 karikatorë me fishekë dhe 347 fishekë model 56”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Keqtrajtim i të miturit”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 124/b, 130/a dhe 278 të Kodit Penal.


 

(Kosova Sot)