Kelmendi: "Peshqit e mëdhenj" amnistohen

  • 18 September 2018 - 14:32
Kelmendi:
Analisti dhe publicisti Naim Kelmendi ka pohuar për "Kosova Sot" se fatkeqësisht edhe për një vit të tërë drejtësia kosovare nuk denjoi të nxjerrë në bankën e të akuzuarve asnjë nga "peshqit e mëdhenj" të krimit e korrupsionit, të cilët kanë bërë mega-skandale e hajni, por ata ligji e drejtësia vazhdojnë të mos i prekin."Kjo edhe mbetet një dështim i drejtësisë kosovare kundrejt luftës më efikase ndaj krimit e korrupsionit të nivelit të lartë. Prandaj, po them se në Kosovë vazhdon edhe më tutje të kemi një gjendje të brishtë në drejtësinë kosovare, sepse këtë gjendje në këtë sistem po e karakterizojnë padrejtësitë e shumta edhe në procese të kurdisura gjyqësore dhe kjo nuk shkon assesi në dobi të një sistemi të shtetit të së drejtës dhe një sistemi të shëndoshë të drejtësisë", u shpreh ai."Me keqardhje na duhet të konstatojmë se drejtësia kosovare përfundimisht pas kaq vitesh degradimi duhet të shkapet nga kapja dhe ndikimi i drejtpërdrejtë i mafio-oligarkëve të inkriminuar të politikës të ndërlidhur me mafio-oligarkët e bizneseve kriminale e të nëntokës së krimit, por që me qeverinë e re në pushtet do të duhet që përfundimisht të ndahet nga krimi i organizuar i rrënjosur në të tri pushtetet dhe në të dyja nivelet e pushtetit: në atë ekzekutiv dhe në atë legjislativ, në presidencë, në gjyqësor, në prokurori, në polici, në avokati e në institucionet e tjera vartëse të këtij sistemi", vlerësoi Kelmendi për "Kosova Sot"