Rrëfimi i ushtarit që e kanë hequr nga lista e veteranëve (Foto)

  • 18 September 2018 - 15:22
Rrëfimi i ushtarit që e  kanë hequr nga lista e veteranëve (Foto)

Jet  Gani  Halitaj –JETON  ish- ushtarë i Brigadës “Arben Haliti” Zona Operative e Drenicës ka reaguar menjëherë pas publikimit të listave të veteranëve me emrat e rrejshëm. Ai kishte mbetur  i shokuar ku e kishte gjetur veten në listat me emrat e veteranëve të rrejshëm, shkruan Kosova Sot.

 

Image

 

Jet  Halitaj-JETON   rrëfen se ai kishte qenë I angazhuar në UÇK që në fillet e saj, ai madje në fund të viti 1997, së bashku me komadantin Arben Halitaj  kishin shkuar për furnizim në Shqipëri. Ndërsa pas kthimit të tij nga Shqipëria, ai kishte marrë pjesë në disa aksione së bashku me bashkëluftëtarët e tij Arben Haliti, Fatmir Hoxha dhe Xhevdet Halitin në zonën  e Llaushës, Ozridmes, Likovcit, Araqevës dhe Terdevcit . AI madje gjatë periudhës së luftës  në fshatin Negrov Ishte graduar edhe komandant I  togu,rrëfen ai për Gazetën  “ Kosova Sot”

 

Image

 

Në rrëfimin e tij, ai cekë se e gjithë familja e tij kanë qenë të angazhuar gjatë luftës së fundit, ku me ftesën e tij nga Perëndimi kishte ardhur për të marrë pjesë në luftë edhe vëllau i tij, Valdet Haliti. Të tre vllezerit, Jet , Xhevdet dhe Valdet Halitaj kishin qenë të angazhuar në UÇK gjatë luftës deri në mbarimin e saj thotë Halitaj për Kosova Sot.

Image

 

I frustruar me gjendjen e krijuar me listat  e veteranëve, Jet Halitaj e konsideron si përdhosje të nderit dhe kontributit jo vetëm të tij, por edhe gjithë familjes së tij gjatë luftës. Ai këtë akt e konsideron si prekje të nderit të tij. Ata më kanë prekur në pikën ku më dhemb më së shumti, dhe ku e kam krejt kontributin e jetës sime theksoi Halitaj  për Kosova Sot.

Më tutje ai ka edhe një lutje për institucionet e shtetit që ta zgjidhin sa më parë këtë situatë  të krijuar se përndryshe do ketë pasoja. Ai beson tek ogranet e drejtësisë, për të cilat thotë se së pari ja u ka lënë në dorë atyre ta zgjidhin këtë situatë dhe këtë padrejtësi ndaj tij. Por veteran  I frustruar nuk I kursen edhe kërcënimet , duke thënë se  ne nderin kombëtar të familjes  e mbrojmë edhe me gjak theksoi Halitaj për Kosova Sot.

 

Image

 


(Kosova Sot)