Arrestohen gjashtë persona në Han të Elezit, vjedhnin derivate në një kompani private

  • 18 September 2018 - 15:37
Arrestohen gjashtë persona në Han të Elezit, vjedhnin derivate në një kompani private

Pas një pune të operative, hetuesit e sektorit rajonalë të hetimeve të Ferizajt kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve në Bechtel-Enka muajve të fundit.

Sipas policisë, K.T. 35-vjeç, N.K.30-vjeç, D.K. 23-vjeç, M.K. 38-vjeç, E.R. 20-vjeç dhe H.L. 40-vjeç, dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe në vazhdimësi vjedhur derivate dhe materiale tjera në punishtet e kompanisë.

Sot hetuesit policorë kanë bërë kontrollimin e gjashtë lokacioneve të ndryshme në komunën e Hanit të Elezit, ku janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 400 litra derivate, një bure e metaltë, 35 bidonë plastike për derivate, pompa dhe gypa plastikë për nxjerrjen e derivateve nga rezervuari, si dhe një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme. 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, njofton Policia rajonale e Ferizajt.

 

(Kosova Sot)