Hahn tërhiqet pak rreth dialogut Thaçi -Vuçiq për këmbim territoresh

  • 18 September 2018 - 15:54
Hahn tërhiqet pak rreth dialogut Thaçi -Vuçiq për këmbim territoresh

Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, ka folur për negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për këmbim të territoreve në mes të dy shteteve.

I pyetur nga Deutsche Welle se a është i gatshëm Komisioni Europian të mbështesë këmbime territoriale siç është folur nga Presidenti Thaçi dhe Vuçiq, nëse kjo do të sillte zgjidhjen përfundimtare të krizës, Hahn ka thënë se i qëndron prapa deklaratës së tij të më parme në të cilën kishte thënë se është ende herët që të bisedohet për këtë çështje.

“Siç e kam thënë disa herë javët e fundit, është shumë herët të thuhet diçka rreth kësaj çështjeje. Kërkesa ime ka qenë dhe është “lëri ata të bisedojnë”. Ata janë të vetëdijshëm tani që kjo ide u bë publike se cilat janë detyrimet, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga komuniteti ndërkombëtar”, është shprehur Hahn.

Hahn po ashtu ka thënë se është e qartë se secili po mundohet të gjejë zgjidhje, por duhet ta ketë të qartë secili se zgjidhja duhet të kontribuojë për më shumë stabilitet në rajon dhe jo për të kundërtën.


 

(Kosova Sot)