Burjani: Kjo nuk është drejtësi e pavarur

  • 18 September 2018 - 15:57
Burjani: Kjo nuk është drejtësi e pavarur
 Sipas njohësit të kësaj fushe, Blerim Burjani, deri më tash nuk ka pasur statistika të qarta për publikun se sa lëndë janë duke u trajtuar dhe deri ku ka shkuar procesi i ndjekjes penale për vepra të korrupsionit të bërë nga të ashtuquajturit politikanë, e që në esencë janë marrë me krime ekonomike, kontroll të aseteve publike dhe shkatërrim të këtyre aseteve. "Pra, ka një mostransparencë të konsideruar, edhe pse dihet që BE-ja ka tërhequr vëmendjen për një transparencë më të madhe, mirëpo deri më sot nuk ka të dhëna mbi lëndët se sa janë në tërësi ndjekje penale dhe se dihet që të gjitha lëndët penale të profilit të lartë kanë ngecur me vite të tëra. Disa kanë filluar dhe pasi janë zvarritur një kohë të gjatë, në fund të gjithë të akuzuarit janë liruar nga aktakuza", theksoi ai."Kjo nuk është drejtësi e pavarur. Ka pasur edhe raste gjyqësore që kanë pritur 7 e 8 vjet dhe në fund kanë përfunduar me aktgjykim lirues, pra kryesisht lëndët e profilit të lartë. Kjo ndodh kështu pasi që dihet se janë liderët politikë, janë pra bosët ata që mund të qëndrojnë prapa këtyre rasteve, pastaj presioni ndaj prokurorëve, kërcënimi dhe zhantazhi mund të kenë ndikuar plotësisht në mostrajtim të veprave penale të tilla", tha Burjani për "Kosova Sot".