Me këtë moto Lëvizja Vetëvendosje do të protestojë kundër Hashim Thaçit

  • 18 September 2018 - 16:02
Me këtë moto Lëvizja Vetëvendosje do të protestojë kundër Hashim Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur protestë më 29 shtator në Prishtinë, për të kundërshtuar diskutimet e Thaçit për korrigjimin e kufijve.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti në një konferencë për media.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë.

E nga postimet e deputetëve dhe zyrtarëve të VV-së në facebook, shihet se është përcaktuar edhe motoja e protestës.

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, është motoja e kësaj proteste, e që bëhet fjalë për presidentin Hashim Thaçi.
Ndryshe, Vetëvendosje protestën do ta organizojë e vetme pasi u refuzua nga dy partitë e tjera opozitare, PSD dhe LDK.

 

(Kosova Sot)