Deri në vitin 2022, robotët do të zënë 75 milionë vende pune

  • 18 September 2018 - 16:44
Deri në vitin 2022, robotët do të zënë 75 milionë vende pune

Më shumë se gjysma e detyrave në vendet e punës, deri në vitin 2025, do të kryhen nga makinat. Këtë parashikim të zymtë e bën Forumi Ekonomik Botëror (WEF), i cili parashikon se inteligjenca artificiale dhe robotët do të 'vrasin' 75 milionë vende të punës deri në vitin 2022. Organizata jo fitimprurëse zvicerane po ashtu thotë se, në këtë afat kohor, do të krijohen deri në 133 milionë vende të reja të punës nga makinat. Njerëzve do t'iu duhet që të zhvillojnë aftësi të reja nëse duan që ta mbajnë hapin me 'dridhjen sizmike' në atë sesi punojmë me makinat, thotë kjo organizatë. Ja çka thuhet në vazhdim: 'Përkundër pengesave të mëdha, paraqitja e makinave, robotëve dhe algoritmeve në fakt mund të ketë ndikim pozitiv në punësimin e njerëzve'. Me seli afër Gjenevës, WEF është i njohur për mbledhjen e individëve të pasur, politikanëve dhe liderëve të biznesit që organizon në Davos, Zvicër. Raporti i tij 'E ardhmja e punëve 2018', të dytin e këtij lloji, bazohet në një anketë të ekzekutivëve që përfaqësojnë 15 milionë punëtorë në 20 ekonomi. Ky kërkim parasheh se robotët me lehtësi do të zëvendësojnë njerëzit në kontabilitet, menaxhment të klientëve, industri, në sektorin e postës dhe të sekretarisë. 

 

Gjysma e kompanive pritet që të zvogëlojnë stafin e tyre të përhershëm

Punët që kërkojnë 'aftësi njerëzore', sikur që janë shitjet, marketingu dhe shërbimet e konsumatorëve, në ndërkohë do të shënojnë rritje, bashkë me e-tregtinë dhe mediat sociale. Një sfidë e veçantë do të paraqitet në lidhje me ritrajnimin e punëtorëve, të cilët do të gjenden nën presion që të rifreskojnë aftësitë sidomos në fushat e kreativitetit, të të menduarit kritik dhe bindjes", thuhet në studim. Midis tani dhe vitit 2022, shefat e bizneseve besojnë se aviacioni, udhëtimi dhe turizmi në veçanti, do të kenë nevojë për të ritrajnuar punëtorët. Deri në 54% të fuqisë globale punëtore do të kërkojë ri trajnim, për të marrë role të reja, thuhet në studim. Gjysma e kompanive pritet që të zvogëlojnë stafin e tyre të përhershëm deri në vitin 2022 - krahasim me pak më shumë se 38% të bizneseve për të cilat pritet që të rrisin fuqinë punëtore. Më pak se një e treta e kompanive presin që, fillimi i përdorimit të robotëve dhe inteligjencës artificiale, ta rritë fuqinë e tyre punëtore. Ata mendojnë se, në dekadat në vijim, do të paraqitet një trend i përgjithshëm drejt mësimit gjatë tërë jetës dhe përshtatjes.WEF thotë se, sfidat me të cilat do të ballafaqohen punëdhënësit, përfshijnë edhe ri-aftësimin e punëtorëve, mundësimin e punësimit në largësi dhe krijimin e rrjeteve të sigurisë për punëtorët. 

Ja si do ta ndryshojnë botën e punës robotët deri në vitin 2022?

Forumi ekonomik botëror ka zbuluar parashikimet e veta më të reja për të ardhmen e vendeve të punës. Raporti i tij i vitit 2018 është bazuar te ekzekutivët që përfaqësonin 15 milionë punëtorë në 20 ekonomi. Organizata jo fitimprurëse pret që robotët, inteligjenca artificiale dhe format e tjera të automatiizmit do të shkaktojnë ndryshime drastike në vendet e punës gjatë katër viteve të ardhshme. 

 

Deri në vitin 2022:

Vendet e punës që pritet të zhvendosen: 75 milionë Vendet e punës që pritet të hapen: 133 milionë Pjesa e fuqisë punëtore që do të ketë nevojë për ritrajnim: 54% Kompanitë që pritet të zvogëlojnë fuqinë e përhershme punëtore: 50% Kompanitë që pritet të angazhojnë specialistë të kontraktuar: 48% Kompanitë që pritet ta rrisin fuqinë punëtore: 38% Kompanitë që presin nga automatizimi t'ua rritë fuqinë punëtore: 28%.

 

(Kosova Sot)