Hertica: Nuk do duhej lejimi i hyrjes në Kosovë të asnjë zyrtari të shtetit të Serbisë pa kërkimfalje

  • 18 September 2018 - 17:07
Hertica: Nuk do duhej lejimi i hyrjes në Kosovë të asnjë zyrtari të shtetit të Serbisë pa kërkimfalje

Analisti Ali Hertica, për gazetën "Kosova Sot", thotë se assesi nuk guxonte të kalojë presidenti serb pa kërkuar falje, për viktima dhe masakrat që kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999. "Lejimi i Vuçiqit të sorollatet në Drenicë, sikur nuk ka ndodhur asgjë, kjo s'ka kuptim. Njëjtë do të duhej të vepronin edhe institucionet qendrore dhe nuk do të duhej të ndodhte lejimi i hyrjes në Kosovë të asnjë zyrtari të shtetit të Serbisë pa kërkimfalje. Kryetari serb, sikur të ishte një demokrat i vërtetë, do të duhej ta bënte një plan detal për vizitë reale të Kosovës me qëllimin e kërkimfaljes dhe ta ndiente fajësinë e të kaluarës së luftës dhe krimeve që janë bërë në Kosovë", u shpreh ai.

 

(Kosova Sot)