Aliu: Bisedimet Kosovë-Serbi kanë treguar se sa e pafuqishme është Kosova dhe udhëheqësit e saj

  • 18 September 2018 - 17:11
Aliu: Bisedimet Kosovë-Serbi kanë treguar se sa e pafuqishme është Kosova dhe udhëheqësit e saj

Sipas Hysni Aliut, bisedimet Kosovë-Serbi kanë treguar se sa e pafuqishme janë Kosova dhe udhëheqësit e saj në raport me zhvillimet në arenën ndërkombëtare."Të kundërtën e bëjnë në raport me zhvillimet e brendshme, ku ata kontrollojnë gjithçka. Ata që i kanë përcjell bisedimet Kosovë-Serbi kanë vërejtur që këto bisedime janë përplot manipulime dhe gënjeshtra që i servohen popullit në Kosovë. Pasi që presidenti Thaçi s' ka guxim të tregojë se cili do të jetë përfundimi, ai tregon "gjëegjëza" fëmijësh (në formën qëlloja nëse mundeni çka po i bien)  do të hynin në BE në të njëjtën kohë. Do të ishte mirë që presidenti ynë ta demantojë këtë teori konspirative, sepse kjo prek mbarë kombin shqiptar, por njëkohësisht kam një kritikë të fortë për intelektualët kosovarë, të cilët s'po bëjnë asgjë për t'i ndryshuar gjërat", tha Hysni Aliu për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)