Mes sherrit për teatrit, veprimi i deputetit ka lënë pa fjalë

  • 18 September 2018 - 17:27
Mes sherrit për teatrit, veprimi i deputetit ka lënë pa fjalë

Dritan Bicin është deputet në parlament dhe pse asnjëherë nuk është dëgjuar të flasë në foltore.

Zuri vendin e Aqif Rakipit si deputeti i dalë nga listat e PDIU-së në qarkun e Elbasanit, por që kartonin në parlament e ngre gjithnjë për mazhorancën.

Sot, ai u bë protagonist në media krejt padashje. Gazetarët e kanë kapur Bicin duke parë një sekuence ndeshjeje në telefon, ndërsa në mbledhje PD e LSI bënin sherr me PS për ligjin e teatrit.

Bici si pjesë “de facto” e mazhorancës as nuk është shqetësuar për Ilir Beqajn e Eduard Shalsin që po bërtisnin për ti mbushur mendjen PD-së të votojë për shembjen e Teatrit.

Bici i qetë, navigon në internet përmes celularit të tij dhe në fund sigurisht votoi njësoj si mazhoranca.
Ndër “bëmat” e Dritan Bici mbahet mend incidenti i vitit 2013 kur ishte kryebashkiak i Gramshit dhe hyri me makinë në stadium për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pasi ishte i pakënaqur me vendimet për ndeshjen.

 

(Kosova Sot)