Trump shpall strategji kombëtare përballë kërcënimeve biologjike

  • 18 September 2018 - 23:23
Trump shpall strategji kombëtare përballë kërcënimeve biologjike

Administrata amerikane paraqiti sot një strategji për të reaguar më mirë përballë sulmeve apo aksidenteve biologjike.

Publikuar me rastin e 17-vjetorit të sulmeve me antraks që kishin bërë pesë të vdekur në SHBA në vazhdën e sulmeve të 11 shtatorit 2001, kjo strategji konsiston para së gjithash të krijojë një komision ndërministror të mbrojtjes biologjike nën mbikëqyrjen e ministres së Shëndetësisë, Alex Azar, për të koordinuar shërbimet e ndryshme që përfshihen (Mbrojtja, Departamenti i Shtetit, Siguria e Brendshme, Bujqësia…).

“Për herë të parë, një qeveri e SHBA-së ngre një strategji kombëtare të mbrojtjes biologjike që interesohet për të gjitha aspektet e kërcënimit biologjik, qoftë natyrale, të qëllimshme apo aksidentale”, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në një komunikatë.

“Prioritetet do të përditësohen çdo vit për të paraprirë, parandaluar, përgjigjur dhe menaxhuar më mirë pasojat në rast të një incidenti të mundshëm”, theksoi presidenti amerikan.

 

(Kosova Sot)