Modeja ruse e akuzon Putinin se deshi ta vrasë

  • 19 September 2018 - 10:16
Modeja ruse e akuzon Putinin se deshi ta vrasë

Modelja 30-vjeçare nga Rusia, Ana Shapiro pretendon se presidenti Vladimir Putin deshi ta vrasë atë.

Ajo tha se ishte në qendër të një komploti të helmimit në Salisburg, ku pësoi bashkëshorti i saj Alex King, 42 vjeçar, shkruan ‘The Sun’.

Ajo tha se gjeti bashkëshortin e saj duke shkumuar nga helmimi që ia bënë kolegët e Putinit.

Anna beson se ajo ishte në shënjestër të vrasësve të presidentit rus Vladimir Putin.

“Unë isha në shënjestër nga kolegët e Putinit. Ata më duan të vdekur, sepse unë e kundërshtoj Putinin dhe ia kam kthyer shpinën në vendin tim. Rusia është e aftë të bëjë gjithcka”, ka thënë ajo për ‘The sun’.


(Kosova Sot)