Liburn Aliu godet Devollët, Klan Kosovën dhe Baton Haxhiun - një nën Serbi

  • 19 September 2018 - 11:05
Liburn Aliu godet Devollët, Klan Kosovën dhe Baton Haxhiun - një nën Serbi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka shkruar sot për lidhjet e kompanisë Devolli dhe Baton Haxhiut me Serbinë.

Ky reagim i Aliut ka ardhur pas vendimit të kundërligjshëm të kompanisë ‘Artmotion’, pronë e Shkelqim Devollit, për të blerë të drejtat e transmetimit të Champions League dhe Europa League brenda territorit të Republikës së Kosovës në gjuhën serbe nga Telekomi i Serbisë dhe nga RTS-ja, duke cënuar kështu edhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Për Aliun Devollët së bashku me Baton Haxhiun janë një nën Serbi.

“Devolli + Klan Kosova + Baton Haxhiu + Art Motion = Jemi Një nën Serbinë”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në Facebook.

Për këtë çështje kishte reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ndërkohë edhe Komisioni për Media në Kuvendin e Kosovës kishte mbajtur një mbledhje urgjente ku ishte kërkuar që t’i merret licenca kompanisë “Art Motion’, pas vendimit për blerje të të drejtave për transmetim nga Serbia.

 

(Kosova Sot)