I riu vdiq duke punuar në firmën e tyre, policia arreston përgjegjësit

  • 19 September 2018 - 11:09
I riu vdiq duke punuar në firmën e tyre, policia arreston përgjegjësit

Policia e Librazhdit arrestoi tre persona pas një ngjarje të rëndë të ndodhur një ditë më parë kur humbi jetën gjatë punës në një firmë private, një i ri 24-vjecar.

Policia njoftoi se në pranga ranë Kostandin Capo, 41 vjeç,  banues në fshatin Bahçallek Pogradec, Fatmir  Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas dhe Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.

Tre te arrestuarit jane adminstratori i firmes, drejtori teknik dhe nje punetor tjeter.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  më datë 17.09.2018, në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendëshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec,”, tha policia.


 

(Kosova Sot)