Kosovarët po ndëshkohen me taksën për rrugën e kombit

  • 19 September 2018 - 11:11
Kosovarët po ndëshkohen me taksën për rrugën e kombit

Të anketuarit mendojnë se taksa për rrugën e kombit është tepër e shtrenjtë, më e shtrenjtë në rajon

 

Latif Krasniqi shprehet se është shumë e shtrenjtë  pagesa. “Kjo padyshim se do të ndikojë edhe në hyrje daljet e  vazhdueshme drejt  bregdetit shqiptar sepse kosovarët shpesh atje i kanë kryer vikendet”.


Hysni Ahmeti mendon se është shumë e shtrenjtë pagesa dhe s'ka pasur nevojë të jetë ky çmim. “Çmimi është dashur të  i përshtatet edhe autostradave tjera të rajonit, në Maqedoni paguhet shumë më pak”.

 
Fatmir Maloku: beson se ky çmim është  tepër i lartë dhe është ndër më të lartit në rajon. “S'po kuptoj  se pse kështu ka ndodhur. Unë besoj se kjo taksë duhet të rishikohet”.


Faton Ruxhi shprehet se bazuar me standardin që e kemi ne kosovarët e është shumë i lartë. “Tani besoj se njerëzit vikendet do t’i kalojnë brenda Kosovës”.

 

(Kosova Sot)