EULEX-i nderon Audrius Šenaviciusin

  • 19 September 2018 - 11:39
EULEX-i nderon Audrius Šenaviciusin

Misioni EULEX ka kujtuar Audrius Šenavi?ius, i cili e humbi jetën pesë vjet më parë deri sa po shërbente si doganier i EULEX-it.

Audriusi ndërroi jetë si pasojë e të shtënave me armë gjatë kohës kur ai me kolegët e tij po shkonin me makinë në pikën doganore në veri të Kosovës për ta filluar ndërrimin e tyre të punës.

Zëvendësshefi i Misionit Bernd Thran, i shoqëruar nga një përfaqësues i komunës së Zve?anit, ka shkuar në vendin ku Audriusi vdiq tragjikisht për ta vendosur një kurorë me lule në kujtim të tij.

I tërë personeli i EULEX-it e mbajti një minutë heshtje në nderim dhe respekt për kolegun e tyre.

“Sot ne e nderojmë kolegun tonë të dashur Audrius Šenavi?ius, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës. Audriusi e sakrifikoi jetën e tij në shërbim të vlerave dhe parimeve më të larta, duke kontribuar me përkushtimin, profesionalizmin dhe eksperiencën e tij për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës”, tha Shefja e Misionit EULEX Alexandra Papadopoulou.

Ajo bëri thirrje autoriteteve kosovare që kryesit e veprës të vihen para drejtësisë.

“Sakrifica sublime e Audriusit duhet të kujtohet përgjithmonë. Mendjet tona janë me familjen dhe miqtë e tij si dhe me autoritetet e Lituanisë, të cilët me pikëllim e dhimbje ende presin që kryerësit e vrasjes së Audriusit të sillen përpara drejtësisë. Tani kur EULEX-i do t’ia dorëzojë gjyqësorit të Kosovës rastin e vrasjes së Audriusit si pjesë e ndërprerjes së funksioneve ekzekutive të tij në sistemin e drejtësisë së vendit, unë i bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i vazhdojnë pareshtur hetimet për këtë krim të neveritshëm” theksoi Papadopoulou.

 

(Kosova Sot)