Kallëzohet penalisht Erion Veliaj

  • 19 September 2018 - 11:51
Kallëzohet penalisht Erion Veliaj

Partia Demokratike, me anë të deputetit Klevis Balliu ka bërë të ditur se ka bërë kallëzim penal në Prokurori ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

“Po kthehem nga prokuroria ku dorëzova kallëzim penal për Erjon Veliaj për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera”- tha ai.

Balliu tha në deklaratë se kallëzimi ndaj Veliajt është ngritur për pabarazi në tendera. PD thotë se është favorizuar kompania “Fusha”.

“Gjysma e tenderave të fituara nga kompania ‘Fusha’ janë dhënë pa garë. I ka dhënë 2.6 mln euro për blerjen e 400 pishave, ligji përcakton garë transparente, por gara eliminohet ne kete rast. Veliaj ka pranuar te blejë një pishë 6 milionë e 5oo mijë euro copa. Në prokurori kam paraqitur këto prova që tregojnë pishat e prera dhe të thara, njësoj si ndodhi me palmat”, tha Balliu.


(Kosova Sot)