Aksidenti tragjik, fjalët e të riut që mendon se e ka kushëririn ende gjallë!

  • 19 September 2018 - 12:32
Aksidenti tragjik, fjalët e të riut që mendon se e ka kushëririn ende gjallë!

Janë nisur të dy me automjet këtë mëngjes për të shkuar në Ballsh, por në fshatin Aranitas të Mallakastrës makina përfundoi jashtë rrugës, ku fatkeqësisht njëri nga kushrinjtë humbi jetën.

Agim Zotaj nuk e di ende se djali i xhaxhait të tij Pajtimi, nga ndërruar jetë. Ai mendon se kushëriri ndodhet në dhomën tjetër të spitalit.

“Kam dhimbje, u vrava pasi makina u trondit shumë. Unë kisha hallin e kushëririt, ai hallin tim. Kushëriri ishte pak me shpejtësi, por jo shumë. Nuk u përplasëm me asnjë makinë, dolëm nga rruga. Unë u përplasa në trup, kurse ai tjetri se di ca ka. Kushëriri është në dhomën tjetër, është më mirë. Do iknim në Ballsh. Por për momentin kushëriri e humbi i shkreti dhe makina doli nga rruga”, thotë i plagosuri teksa qëndron i shtrirë në krevatin e spitalit.

Aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Aranitas të Mallakastrës. Pajtim Zotaj që ishte shofer, humbi kontrollin e makinës tip ‘Opel’ dhe doli nga rruga duke humbur jetën rrugës për në Spital.


 

(Kosova Sot)