Fillon protesta për lirimin e Sylejman Selimit

  • 19 September 2018 - 12:47
Fillon protesta për lirimin e Sylejman Selimit

Para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali, ka filluar të mbahet protesta përmes së cilës qytetarët po kërkojnë lirimin nga burgu të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarit të tij, Jahir Demaku.

Protesta e cila është paralajmëruar të nis nga ora 12:00 ka mbledhur tanimë disa protestues, të cilët kanë ardhur edhe nga qytetet tjera.

Ata kanë ardhur edhe me autobusë, derisa protestojnë me moton “Me ty komandant”.

Image

 

(Kosova Sot)