Merkel: Emigrantët nga Ballkani, të parët që do largohen nga Gjermania

  • 31 August 2015 - 16:25
Merkel: Emigrantët nga Ballkani, të parët që do largohen nga Gjermania

Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në Konferencën Kombëtare Verore ka paralajmëruar se më 24 shtator Gjermania do të miratojë një pako masash mbi rregullimin e çështjeve të refugjatëve, duke shtuar se Gjermania plotësisht do ta respektojë dinjitetin e refugjatëve.

Ajo ka spjeguar se do të përshpejtohen procedurat e azilit, duke ndërtuar më shumë qendra pranimi, dhe se do të definohet shumë shpejt se kush do të qëndroj në Gjermani dhe kush jo.

“Ata duhet të kthehen sa më shpejtë nëpër vendet e tyre të origjinës”, ka thënë Merkel.

“Nëse Evropa nuk arrinë pajtim për shpërndarjen e barabartë të emigrantëve në zonën Shengen, atëherë çdo gjë do të jetë në rrezik”, ka shtuar kancelarja.

Merkel ka thënë se kur vihet në pyetje se kush i pari do të largohet nga Gjermania, siç edhe mediet kanë raportuar, janë refugjatët nga Ballkani.

“Evropa si tërësi duhet të mobilizohet”, ka thënë ajo duke mbrojtur të drejtat e refugjatëve, dhe duke bërë thirrje për shpërndarje të barabartë të parave.

Ndërsa, për tragjedinë e fundit në Austri, ku një kamion i braktisur u gjend në një autostradë në Austrin me 71 refugjatë të vdekur, Kancelarja Merkel tragjedinë e ka përshkruar si horror, duke thënë se kjo nuk duhet lejuar të ndodh edhe një herë.