Rexhaj e quan të pafytyrë Krasniqin: Ky Jakupi është 10 herë më i keq se Hashimi

  • 19 September 2018 - 13:11
Rexhaj e quan të pafytyrë Krasniqin: Ky Jakupi është 10 herë më i keq se Hashimi

Ish-kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, së fundmi ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi për dialogun dhe idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Krasniqi ka thënë se askush sikur Thaçi, nuk i ka bërë shërbim më të mirë Serbisë që nga koha e udhëheqësve komunistë shqiptarë.

E ndaj deklaratës së Jakup Krasniqit, ka reaguar publicisti Xhevat Rexhaj. Ai në një postim në Facebook, ka akuzuar Krasniqin si “dorë të djathtë të Thaçit në krime dhe uzurpime”.

Rexhaj madje e ka quajtur të pafytyrë e demagog Krasniqin, duke thënë se ai është 10 herë më i keq se presidenti.

Reagimi i plotë i Xhevat Rexhajt:

E more mjeran, more i pafytrë fare. Po ti ishe leva e fymjeve dhe yrysheve edhe për vllavrasje gjatë dhe pas luftës. Ishe frymëzues për ndarje të shqiptarëve, duke shpall edhe tradhëtarë figurat ma të ndershme shqiptare...

Ky Jakupi ashtë 10 here ma i keq se Hashimi, 100 here ma demagog se vet Hasha, andaj ky tash mundohet me la mut me shurrë derisa ishte dora e djathtë e Hashes në krime e uzurpime....tu Kosovës!

KTY jeni të njejtë o Kupo.....

 

(Kosova Sot)