BISLIMI: THAÇI PO I HARRON DETYRAT E TIJ SI PRESIDENT DHE PUNON VETËM PËR LOBIME PERSONALE

  • 19 September 2018 - 13:16
BISLIMI: THAÇI PO I HARRON DETYRAT E TIJ SI PRESIDENT DHE PUNON VETËM PËR LOBIME PERSONALE
"Fajtor për këtë gjendje të brishtë është pikërisht diplomacia kosovare,e cila,ndonëse nuk po arrin të sjellë njohje të reja për Kosovën,por po i humb edhe ato shtete që tashmë kanë njohur Republikën e Kosovës.Që nga ardhja e Pacollit në krye të MPJ-së ka pasur telash me njohje e tërheqje njohjesh.Një rast ishte ai me Burundin,ku derisa pala serbe deklaroi që ky shtet e ka tërhequr njohjen,Pacolli doli dhe e mohoi këtë.Një tjetër rast ishte ai me Liberinë,për të cilin shtet mediet serbe raportuan se e posedojnë notën e dërguar zyrtarisht ku, sipas tyre,thuhet se ky shtet e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës deri në fund të dialogut dhe marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.E në anën tjetër,Hashim Thaçi po i harron detyrat e tij si president dhe punon vetëm për lobime personale,duke shpenzuar dhjetëra miliona euro,që janë para të tatimpaguesve,edhe atë vetëm për libra vetëlavdërues,dhe për më tepër ka marrë tani edhe rolin e zëdhënësit të Aleksandër Vuçiqit për të lobuar edhe ai vetë për ndarjen e territorit të Kosovës.Kështu,duke bërë të ditur se politika e jashtme kosovare e nënshtruar nga Serbia ka dështuar,e cila përmes lobimit në shtetet më të fuqishme,si SHBA-ja,por edhe më gjerë,e futi në agjendën e bisedimeve ndarjen e Kosovës falë bashkëpunimit të ngushtë me Hashim Thaçin",tha Liridona Bislimi për "Kosova Sot".