“Shuplakë” gjermane në Tiranë, Maas: Qershori nuk jep siguri për negociatat, kujdes kriteret

  • 19 September 2018 - 13:43
“Shuplakë” gjermane në Tiranë, Maas: Qershori nuk jep siguri për negociatat, kujdes kriteret

Sot ndodhet për një vizitë në Tiranë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Në një dalje për mediat me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, kryediplomati gjerman u shpreh qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit

“Në qershor të këtij viti u mor një vendim orientues sa i përket fillimit të mundshëm të bisedimeve të anëtarësimit  me Shqipërinë duke nisur prej 2019. Është një vendim që tregon vlerësim për reformat që janë marrë vitet e fundit në Shqipëri. 

Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta”, tha ai.

Sipas kryediplomatit gjerman duhet të ekzistojnë hapa për rezultate të tjera sa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë sa i përket këtij procesi. “Bëhet fjalë më së shumti për konsolidimin e shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam tepër optimist që do ecim përpara në këtë rrugë", tha Maas.

 

(Kosova Sot)