Beqiri: BORXHI NË RRITJE

  • 19 September 2018 - 14:13
Beqiri: BORXHI NË RRITJE
 "Çdo qytetar i Republikës së Kosovës që merr pjesë në borxhin publik të shtetit, me rreth 500 euro për secilin qytetar, duhet të llogarisë t'i ndajë rreth 500 euro nga të ardhurat e tij. Kosova ka aktualisht rreth 852 milionë euro borxh. Duhet shtruar pyetjen se kah është duke shkuar kjo ekonomi me këta hapa çoroditës. Ekonomia kosovare ka kapitulluar, përderisa partitë politike e kanë dertin e vetëm karrigen e tyre. Ekonomia dhe sistemi financiar në Kosovë janë jashtë kontrolli, Kosova ka nevojë për stabilitet politik që të ketë zhvillim ekonomik. Qeveria e Republikës së Kosovës ka dështuar të menaxhojë asetet e saja dhe kjo është mjaft shqetësuese", tha Lulzim Beqiri për "Kosova Sot"