Burjani: "Çështja e veteranëve duhet të zgjidhet në proporcion me ligjin

  • 19 September 2018 - 14:14
Burjani:
Rasti të zgjidhet sipas ligjit Sidoqoftë, eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani thotë se edhe kësaj çështjeje duhet dhënë epilog të drejtë të bazuar në ligj pa asnjë hezitim, sado që do jetë një proces i ngatërruar dhe i vështirësuar tani. "Çështja e veteranëve duhet të zgjidhet në proporcion me ligjin, organet e drejtësisë nuk duhet të tregohen të pafuqishme, duhet pasur të qartë se nuk ka drejtësi nëse ka individ apo parti apo lider mbi rendin dhe ligjin. Nëse shantazhohen gjyqtarët dhe prokurorët apo kërcënohen, atëherë shteti duhet të reagojë, që nuk është rasti i Kosovës, sepse këtu ndodh që prokurorët apo gjyqtarët të lirohen nga rastet apo të ikin jashtë vendi. Kjo do të paraqitet dhe raportohet edhe jashtë Kosovës si një minus i madh për drejtësinë kosovare", thekson ai. "Rendi dhe ligji duhet të mbizotërojnë në këtë rast, pa asnjë devijim, shteti duhet të lehtësojë jetën e qytetarit dhe jo ta mbyllë hermetikisht atë", tha Burjani për "Kosova Sot"