Meta – Millard vlerësojnë rëndësinë e reformave për të forcuar shtetin e së drejtës

  • 19 September 2018 - 14:30
Meta – Millard vlerësojnë rëndësinë e reformave për të forcuar shtetin e së drejtës

Presidenti, Ilir Meta takohet me Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard.

Gjate takimit Meta është shprehur se Shqipëria e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA

Meta-Millard diskutojnë edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor

“Me rëndësi është finalizimi i dialogut Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes.

Marrëveshja Kosovë-Serbi garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon”, është shprehur Meta.

Meta-Millard theksojnë rëndësinë e suksesit të referendumit në Maqedoni

“Suksesi i referendumit në Maqedoni me rëndësi për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit”, ka thënë Meta.


(Kosova Sot)