Gjenden eshtrat e disa personave në Mat

  • 19 September 2018 - 14:44
Gjenden eshtrat e disa personave në Mat

Gjatë gërmimeve të një ekipi të Forcave të Armatosura, për pastrimin e tuneleve nga armatimet e mbetura në Qafë Shtamë të Matit janë zbuluar eshtrat e disa personave.

Dyshohet se eshtrat i përkasin 23 personave që humbën jetën në vitin 1997, duke nxjerrë armë, ndërsa tuneli shpërtheu nga municionet. 

Drejt Qafë Shtamës janë nisur një grup ekspertësh nga Prokuroria e Dibrës për këqyrjen e vendit të ngjarjes.

 

(Kosova Sot)