Shpërthen zjarri në Velipojë, digjet një shtëpi dhe një sipërfaqe toke

  • 31 August 2015 - 16:36
Shpërthen zjarri në Velipojë, digjet një shtëpi dhe një sipërfaqe toke

Një zjarr ka rënë në orët e pasdites së kësaj të hëne në Velipojë, në vendin e quajtur Rec i Ri.

Lajmi është bërë i ditur përmes postimit të fotove nga përdoruesit në rrjetet sociale, në të cilat shihet se flakët kanë shkaktuar dëme materiale dhe ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.
Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të policisë dhe zjarrfikëse për të vënë nën kontroll situatën, njofton TCh.