Kosova dhe Shqipëria me mundësi bashkëpunimi në kuadër të agjendës digjitale

  • 19 September 2018 - 15:17
Kosova dhe Shqipëria me mundësi bashkëpunimi në kuadër të agjendës digjitale

Ministri i Inovacionit Besim Beqaj gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe pjesëmarrjes në Festivalin e Inovacionit, ka takuar zëvendëskryeministren Senida Mesi me të cilën ka biseduar për tema të rëndësishme në fushën e ekonomisë së dy vendeve.

Ata po ashtu kanë bashkëbiseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave në ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve përmes përdorimit të teknologjisë.

“Kosova dhe Shqipëria kanë shumë mundësi bashkëpunimi në shumë sektorë, sidomos në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit, në kuadër të Agjendës Digjitale të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor”, tha Beqaj.

Zëvendëskryeministrja Mesi u shpreh me admirim për fokusin që i ka dhënë Kosova inovacionit, ndërmarrësisë dhe ekonomisë digjitale, duke krijuar ministri të veçantë dhe duke ndarë fonde për përkrahje të ndërmarrjeve fillestare dhe atyre që operojnë në fushën e inovacioni.

Gjatë këtij takim janë diskutuar edhe temat të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë digjitale, inovacionin, start-upet, ndërmarrësinë dhe investimet engjuj. Ministri Beqaj e ka informuar znj. Mesi edhe objektivat programore të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Ministri Besim Beqaj ka thënë po ashtu se zëvendëskryeministrja Sendia Mesi do të jetë një nga mysafirët e veçantë në Konferencën Ndërkombëtare “DIGITALKS”, më 11 dhe 12 tetor në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

(Kosova Sot)