Aksident me vdekje në Fier

  • 19 September 2018 - 15:41
Aksident me vdekje në Fier

Mesditën e sotme një 31-vjeçar në fshatin Kallm i Vogël i Fierit ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15.

Shtetasi Ermal Kumanaku 31 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor tip "Zetor" ka dalë nga rruga.

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është aksidentuar drejtuesi i zetorit i cili ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

(Kosova Sot)