Vdes rapsodi i njohur kosovar

  • 19 September 2018 - 15:44
Vdes rapsodi i njohur kosovar

Rapsodi i njohur kosovar, Hashim Shala, ndërruar sot jetë në moshën 82 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Daim Hiseni, një anëtarë i grupit të shahirëve të Kosovës, e po ashtu e ka konfirmuar edhe kolegu i tij, Ismet Bogujevci.

“Sot pushoi zemra e rapsodit Kosovarë Hashim SHala. Ndër shekuj do të mbetet e gjallë kënga dhe zëri i ëmbël i Tij. I përhershëm kujtimi për këtë rapsod të këngës folklorike”, ka shkruar Hiseni.

Ndërkohë, akoma nuk është bërë e ditur se kur do të kryhet ceremonia e varrimit.

Sidoqoftë, Hashim Shala lindi në vitin 1936 në fshatin Vërbofcë. Ai ishte muzicient dhe mbledhës i folkorit shqiptar nga Kosova. Hashimi si muzikan ka krijuar dhe kultivuar zhandrin e muzikës burimore folkloristike.

Në këtë drejtim ai ka bërë edhe mbledhjen e këngëve dhe folklorit në anën e Drenicës. Ishte pjesmarrës aktiv në festivalet e muzikës burimore. Hashim Shala jetoi viteve të fundit në Prishtinë.

Image

 

(Kosova Sot)