VV-ja përdor të dhënat personale të mësimdhënësve të Prishtinës për fushatë politike (Foto)

  • 31 August 2015 - 16:47
VV-ja përdor të dhënat personale të mësimdhënësve të Prishtinës për fushatë politike (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje, ka shfrytëzuar qeverisjen në Komunën e Prishtinës, për të manipuluar me të dhënat e mësimdhënësve të kësaj komune. Përmes Drejtorisë së Arsimit të drejtuar nga Arbërie Nagavci, janë marrë të gjitha të dhënat personale të mësimdhënësve, dhe ato po përdoren për propagandë politike

Lajmi.net ka siguruar disa SMS që Lëvizja Vetëvendosje u ka dërguar mësimdhënësve prishtinas, në numra telefoni të cilët kjo parti politike i ka siguruar përmes Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë.

Këtë për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Aty kanë bërë të ditur se para disa kohe Drejtoria e Arsimit në Prishtinë e udhëhequr nga Arberie Nagavci i ka marrë të gjitha të dhënat e të gjithë mësimdhënësve në Komunën e Prishtinës.

Ndërsa, tani Vetëvendosje këto të dhëna që do të duhej të ishin krejtësisht konfidenciale dhe të shfrytëzoheshin vetëm për nevoja të brendshme në Drejtorinë e Arsimit, po shfrytëzohen për fushatë politike.

Një mësimdhënës që ka pranuar SMS nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për lajmi.net, se i njëjti SMS është dërguar edhe te shumica e kolegëve tjerë të tij, gjë e cila nuk ka ndodhur më parë.

“Mbahet Tribuna: Rreziku nga Zajednica. Flet Visar Ymeri, Shpend Ahmeti etj.. Ftoheni të merrni pjesë”.