Maj 1999: Në UÇK janë vetëm 4 mijë ushtarë, rreth 20 mijë kanë ikur në Shqipëri

  • 19 September 2018 - 16:51
Maj 1999: Në UÇK janë vetëm 4 mijë ushtarë, rreth 20 mijë kanë ikur në Shqipëri

Publikimi i listave me emrat e veteranëve mashtrues, pasi Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi aktakuzën  për “veteranët e rremë”, ngjalli debat pasi që shumë emra të njohur u gjenden në këto lista përfshire, deputetët e AAK-së Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Shkumbin Demalija, kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës Afërdita Bytyqin etj.

Media ka hulumtuar në arkivat e mediave të njohura.

“The Guardian” në maj të vitit 1999 shkruante se në kohën kur Agim Ceku e ka marrë komandën e  UÇK-së ishin vetëm 4 mijë ushtarë, pasi që rreth 20 mijë kishin ikur në Shqipëri.

“Bazuar në revistën ushtarake  të Jane’s Defense Javore  është raportuar  se UÇK-ja ka vetëm 4000 luftëtar , të shpërndarë në tri zona të vogla  ku 20,000 kanë ikur në Shqipëri shkruan Jane”, shkruhej në artikullin e The Guardian.

Gjithashtu thuhej se UCK-së i ishin shtuar anëtarë të rinj, ata u tërhoqën në zona malore të izoluar.

“Edhe pse UÇK-ja  ka pasuar me pjesëmarrje të anëtarëve  të rinj që kur serbët filluan të bëjnë dëbime masive të shqiptarëve në muajin Mars, forcat  përsëri u kthyen në disa vende të izoluara malore duke braktisur zonat e ndryshme rajonale”, thuhet në artikull.

Në këtë artikull është shkruar për shkarkimin e Sylejman Selimit nga komanda e UCK-së, duke u zëvendësuar me Agim Cekun, një zvendësim  më përvojë ushtarake në ushtrinë kroate, për  t`i riorganizuara trupat e Ushtrisë në Kosovë .

“Nuk është dhënë asnjë shpjegim sa I përket  këtij zëvendësimit, mirëpo ndryshimi besohet të rrjedhe si pasojë e humbjeve të mëdha të UÇK-së si dhe mosmarrëveshje politike që u ndezën pas marrëveshjeve për paqe për Kosovën e cila u mbajt në muajin shkurt në Rambuje të Francës”, shkruan në artikullin e The Guardian.

 

(Kosova Sot)