Pse, me kalimin e kohës, zvogëlohet jetëgjatësia e baterisë?

  • 19 September 2018 - 16:57
Pse, me kalimin e kohës, zvogëlohet jetëgjatësia e baterisë?

Shkencëtarët përfundimisht kanë zbuluar shkakun pse bateritë e smartfonëve kanë një jetëgjatësi më të shkurtër pas vetëm një viti të përdorimit, a pak më shumë. Sipas zbulimeve më të reja, pikëpamjet tradicionale rreth funksionimit të baterive litium-ionike nuk janë të sakta. Në vend të grimcave të ngarkuara që lëvizin në një drejtim të vetëm brenda baterisë, ato në fakt lëvizin përparaprapa, me lëvizje të rastit. Përdorimi te automobilat elektrikë Sipas kërkuesve shkencorë, ky zbulim mund të përdoret për të bërë bateri të cilat qëndrojnë më gjatë dhe e mbajnë ngarkesën e tyre pa dëmtuar jetëgjatësinë e qelizave. Kjo mund të ketë përdorim te automobilat elektrikë, si dhe te pajisje të tjera, thonë shkencëtarët. Ky studim u bë nga kërkuesit shkencorë në Universitetin 'Stanford', ata në Institutin e teknologjisë në Masaçusets, si dhe nga shkencëtarët e Universitetit "Bath", të cilët me këtë rast zbuluan edhe se, të kuptuarit tonë rreth funksionimit të baterive litium-ionike nga ana jonë është i gabuar. Grimcat e litiumit Më parë besohej se litiumi ishte anizotrop, gjë që nënkupton lëvizjen e tij në një drejtim të vetëm. Por, tani është bërë e ditur se mbretëron një realitet krejt i ndryshëm. William Chueh, asistent profesor nga Stanford, thotë: 'Kemi përdorur rreze tepër të fuqishme X nga një akclelerator, me qëllim të analizës së nanogrimcave. Me këtë rast kemi parë grimcat e litiumit duke lëvizur në të gjitha drejtimet". 

 

(Kosova Sot)