Tahiri: Reformat, fjala kyçe në vendet e BE-së

  • 19 September 2018 - 16:59
Tahiri: Reformat, fjala kyçe në vendet e BE-së

Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri i cili ka realizuar vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë,s së bashku me Ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka theksuar se fjala kyçe në vende e BE-së është reforma.

Tahiri, ka përmendur takimet ndara me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe atë të Sigurisë, si dhe në takim me Zv/Ministrin, gjegjësisht të propozuarin nga Kryeministri për Ministër të Jashtëm të Çekisë, ku pohon të kenë prezantuar veprimet, angazhimin dhe qasjen e Qeverisë Kosovës karshi ndjekjes së agjendës evropiane të reformave, veprime të cilat sipas tij u vlerësuan lartë, sikurse nga anëtarët e Parlamentit, po ashtu edhe nga përfaqësuesit qeveritarë.

“Ajo që dua të konstatoj është se përkundër faktit që ende ka punë për t’u bërë, vendi ynë shihet si tregim i suksesshëm dhe punët që po realizohen janë letërnjoftimi më i mirë karshi Republikës Çeke”, tha ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”.

 

(Kosova Sot)