Ambasadori gjerman në Beograd kundër Thaçit e Vuçiqit: Ndryshimi i kufijve krijon probleme edhe më të mëdha

  • 19 September 2018 - 17:23
Ambasadori gjerman në Beograd kundër Thaçit e Vuçiqit: Ndryshimi i kufijve krijon probleme edhe më të mëdha

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, e ka ripërsëritur edhe sot se Gjermania është e shqetësuar për idenë e ndryshimitë të kufijve që u prezantua nga presidenti Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Këto deklarime Schieb i ka bërë gjatë një konference të organizuar sot  ku është diskutuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Gjermania dëshiron një zgjidhje të qëndrueshme për problemin e Kosovës” ka thënë ai, shkruan tanjug.

Ai ka thënë se Gjermania është e shqetësuar pas diskutimeve për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij një gjë e tillë mund të krijojë probleme edhe më të mëdha për një periudhë kohore.

“Ne jemi të shqetësuar dhe skeptic në lidhje me idenë e shkëmbimit të territorit, sepse kjo zgjidhje mund të krijojë problem edhe më të mëdha në të ardhmen”, ka thëën Schieb në këtë konferencë të organizuar nga Qendra për Politikë të Jashtme, e në të cilën ishte i pranishëm edhe ministri Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Dacic ka thënë se askush nuk do të ndryshojë kufijtë me forcë, sipas tij ose do të ketë marrëveshje për këtë çështje, ose nuk do të ketë fare.

 

(Kosova Sot)