“35 mln euro ose e vrasim!” E pëson keq shqiptari që kërcënoi Silvio Berlusconin

  • 19 September 2018 - 18:44
“35 mln euro ose e vrasim!” E pëson keq shqiptari që kërcënoi Silvio Berlusconin

Na jep 35 milionë euro ose përndryshe do të vrasim financierin Giuseppe Spinelli, gruan e tij si dhe do të të publikojmë një sërë dokumentash që do të nxjerrin në pah skandalet e tua politike.

Ky ishte kërcënimi që banda italo- shqiptare i bënte ish kryeministrit Silvio Berlusconi në vitin e largët 2012. 

Policia këtë të mërkurë ka kapur një tjetër personazh të bandës, i cili ishte dënuar me rreth 5 vite burg por jetonte në arrati. Sot u kap shqiptari Ilirjan Tanko. Policia e pikasi teksa ky i fundit po ecte me makinën e tij.

Banda ku bënte pjesë shqiptari, gjashtë vite më parë, arriti të mbante peng për disa orë financierin  në shtëpinë e tij. Berlusconi nuk ra pre e kercenimeve në fund të historisë, pasi shumë shpejt u kuptua se gjithçka ishte një bllof.

Anëtarët e bandës

Vëllezërit Ilirjan e Laurenc Tanko

Marjus Anuta

Francesco Leone

Alessio Maier

Pierluigi Tranquilli

 

(Kosova Sot)