Aksidentohen dy vetura në Lipjan, lëndohen katër persona

  • 19 September 2018 - 20:44
Aksidentohen dy vetura në Lipjan, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës, në Komunën e Lipjanit.

Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në fshatin Magurë - duke shkaktuar lëndimin e dy vozitësve të tyre.

Si rezultat i aksidentit janë lënduar edhe dy këmbësorë, që ndodheshin në rrugë në momentin e ndeshjes së veturave.

Mësohet se të lënduarit janë çuar me ambulancë për trajtim mjekësor.

 

 

(Kosova Sot)