Ish-kancelari austriak Kern shpall kandidaturën për kryetar të Komisionit Evropian

  • 19 September 2018 - 23:42
Ish-kancelari austriak Kern shpall kandidaturën për kryetar të Komisionit Evropian

Ish-kancelari austriak, Christian Kern njoftoi sot se synon të bëhet kandidati kryesor i socialdemokratëve në zgjedhjet e majit për Parlamentin Europian.

“Ne jemi të angazhuar në një përballje me forca që duan të shkatërrojnë Europën”, tha shefi i opozitës austriake, duke iu referuar partive të ekstremit të djathtë dhe partive euroskeptike.

Kern është politikani i dytë që shpall kandidaturën për t’u bërë kandidati kryesor socialdemokrat në zgjedhjet e majit, pas Maros Sefkoviç, një diplomat sllovak dhe zëvendëspresident i Komisionit Europian i ngakruar me çështjet e energjisë.

Nëse Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) do të fitojë zgjedhjet, kandidati i saj kryesor me shumë mundësi do të bëhet presidenti i Komisionit Europian.

(Kosova Sot)