Keni pritur mot të nxehtë, temperaturat do t'ju befasojnë për ditën e sotme

  • 20 September 2018 - 08:25
Keni pritur mot të nxehtë, temperaturat do t'ju befasojnë për ditën e sotme

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Në mëngjes në lugina do të ketë mjegull kurse pasdite dhe në mbrëmje në jugperëndim dhe në jug të vendit do të jetë mot mesatarisht i vrenjtur.

Temperatura e mëngjesit nga 9 deri 17 kurse më e larta e ditës nga 27 në 30.

Të premten dhe të shtunën në pjesën më të madhe të vendit, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me temperaturën më të lartë nga 28 në 31. Nga e diela, kryesisht me re dhe më i ftohtë, pjesërisht edhe me shi.


(Kosova Sot)