Pompeo: SHBA-të gati për bisedime të reja me Korenë e Veriut

  • 20 September 2018 - 09:13
Pompeo: SHBA-të gati për bisedime të reja me Korenë e Veriut

Pas samitit në Phenian midis udhëheqësve të dy koreve, Shtetet e Bashkuara janë deklaruar se janë të gatshme të rifillojnë bisedimet për denuklearizimin e Koresë Veriore.Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, ka bërë të ditur se ka ftuar ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, që të takohen gjatë javës së ardhshme në New York, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.Si rezultat i takimit midis udhëheqësit Moon Jae-in dhe homologut të tij Kim Jong Un, ky i fundit ka thënë se do të mbyll një qendër të madhe që përdorej për lëshimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Ekspertët besojnë se Korea e Veriut ka ende të tjera objekte bërthamore. Vendi ka ndaluar testet bërthamore vitin e kaluar, mirëpo gjatë muajit maj nuk lejoi që të inspektohej nga një grup ekspertësh ndërkombëtar.

(Kosova Sot)