Somnambulizmi, ja çfarë duhet të dini

  • 20 September 2018 - 09:14
Somnambulizmi, ja çfarë duhet të dini

Të ecurit në gjumë ose somnambulizmi është një fenomen që ndodh si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Për një pjesë të madhe duket si diçka mjaft e mistershme, që është e vështirë për t’u shpjeguar. Megjithatë ka disa arsye që qëndrojnë pas somnambulizmit.

Somnambulizmi ndodh zakonisht për shkak të mosbalancimit të kimikateve. Me fjalë të thjeshta, ekzistojnë dy lloje të kimikateve që prodhohen në trurin tonë, një kur jemi të zgjuar dhe tjetra kur flejmë. Kur ka një ekuilibër në këto kimikate, trupi fillon të pushojë dhe kjo rrjedhimisht çon në gjumë. Kur ka ndonjë çekuilibër mes këtyre kimikateve, ju ecni në gjumë. Kjo do të thotë se trupi juaj bëhet aktiv gjatë kohës që jeni duke fjetur. Zakonisht kjo mund të ndodhë kur jeni në gjumë të thellë. Somnambulizmi ndodh më së shumti gjatë fëmijërisë, kur nuk prodhohen mjaftueshëm kimikate. Mund të ndodhë edhe tek të rriturit kur janë të stresuar, të lodhur ose kur e kanë tepruar me konsumimin e kafeinës. Për të shmangur somnambulizmin duhet të mos stresoni veten. Duhet të vendosni një orar gjumi dhe ta ndiqni rregullisht. Reduktoni marrjen e kafeinës dhe të alkoolit.

(Kosova Sot)