Vdekja e 22-vjeçarit në Grykë të Deçanit, arrestohet një person

  • 20 September 2018 - 09:55
Vdekja e 22-vjeçarit në Grykë të Deçanit, arrestohet një person

Në mesditën e së mërkurës në Bjeshkët e Deçanit tragjikisht një 22 vjeçar gjersa ishte duke punuar në pyll, është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, viktima ka ndërruar jetë.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në autopsi, njofton raporti policor.

Në koordinim me prokurorin pas intervistimit të dëshmitarëve dhe shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur elemente të veprës penale dhe një i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

(Kosova Sot)