1 milionë euro nga grabitjet! Arrestohet "truri" i bandës shqiptare në Greqi

  • 20 September 2018 - 09:56
1 milionë euro nga grabitjet! Arrestohet

Një 59 vjeçar me origjinë shqiptare i konsideruar si "truri" i një prej bandave më të mëdha të plaçkitjeve të armatosura dhe vjedhjeve në rajonin e Atikës në Greqi, ka përfunduar në pranga.

Shqiptari ishte në kërkim prej një viti e gjysmë, kur nisi çmontimi i grupit kriminal, duke arrestuar fillimisht një 22 vjeçar shqiptar.

Shqiptari akuzohet për një sërë veprash penale, si tentativë vrasje, krijimit të një organizate kriminale, grabitje, përdorimin e armëve të zjarrit, etj.

Grupi kriminal kishte arritur të fitonte më shumë se 1 milion euro nga grabitjet. 

Karakteristikë e veprimit të tyre është fakti se banda lëvizte me makina të vjedhura. Ata kujdeseshin veçanërisht për të mos lënë gjurmët e gishtërinjve në makina.

 

(Kosova Sot)