Opozita në Vlorë, Basha: Shteti ka rënë, jemi në emergjencë kombëtare

  • 20 September 2018 - 10:49
Opozita në Vlorë, Basha: Shteti ka rënë, jemi në emergjencë kombëtare

Opozita e bashkuar është mbledhur në Vlorë sot, për të vijuar me denoncimin e asaj qe opozita e quan shkëputje e lidhjeve mes krimit dhe pushtetit. Ndërkohë nga ana tjetër, mazhoranca do të mblidhet e vetme në Kuvendin e Shqipërisë, në seancë plenare.

Në krah të kreut të PD-së Lulzim Basha kanë qenë kryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i larguar se fundi nga mazhoranca qeverisese dhe i bashkuar me opoziten.

Basha që në nisje të fjalës së tij ka sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. E ka nisur me teatrin dhe më pas me drejtësinë.

“Në sallën e kuvendit një maxhorancë e inkriminuar po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë e Europës.Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një proceduar të përshpejtuar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro. Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë. U kapën në një akt vjedhje. Kur një qytetar

Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët, kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin. Shullazi Tahiri e Rama janë një.Drejtësia në kolaps shteti në kolaps, pa gjykatë kushtetuese pa prokuror, nuk mund të jetë zgjidhja për kuvendinNe ndodhemi në emergjencë kombëtare, Prokuroria ka rënë siç e demonstron rasti Shullazi”, deklaroi Kreu i PD-së

(Kosova Sot)