I rrokulliset traktori, humb jetën një person në Mitrovicë

  • 20 September 2018 - 11:20
I rrokulliset traktori, humb jetën një person në Mitrovicë

Policia njofton se në fshatin Potok Mala në Soqanicë për një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas Policisë një person i nacionalitetit serb derisa ishte duke drejtuar traktorin në pyll, është rrokullisur rimorkio me ç’rast viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot)