Krasniqi: Shpresoj të mos bankrotojmë deri në fund të vitit me këtë qeveri

  • 20 September 2018 - 11:25
Krasniqi: Shpresoj të mos bankrotojmë deri në fund të vitit me këtë qeveri

Albert Krasniqi nga KDI ka thënë se qeveria e kaluar të paktën kishte disiplinë financiare dhe më shumë përgjegjësi për shpenzimin e parasë publike.

Krasniqi i cili përcjell punën  e Kuvendit të Kosovës ka thënë se qeveria aktuale, shpenzon pa kontroll. Sipas tij, duhet shpresuar që deri në fund të vitit të mos bankrotojmë.

Postimi i plotë:

Qeveria e kaluar, me gjithë plogështinë që e karakterizonte, të paktën kishte disiplinë financiare dhe më shumë përgjegjësi për shpenzimin e parasë publike.

Qeveria aktuale, përveç arrogancës, shpenzon pa kontroll. Mjafton t’i shihni vendimet e tri mbledhjeve të fundit të Qeverisë (62, 63 dhe 64), dhe kuptoni lehtësinë me të cilën ndahen rreth një milionë euro. Këtu nuk përfshihen shumë aktivitete tjera për të cilat nuk është vendosur kosto buxhetore por vetëm janë udhëzuar institucionet t’i zbatojnë vendimet.

Shpresojmë që deri në fund të vitit të mos bankrotojmë.


(Kosova Sot)