Organizata austriake ua mundëson fëmijëve kosovarë shërimin jashtë vendit

  • 20 September 2018 - 11:28
Organizata austriake ua mundëson fëmijëve kosovarë shërimin jashtë vendit

Institucionet publike shëndetësore në Kosovë vazhdojnë të mos i ofrojnë disa shërbime për të cilat pacientët detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit. Sfida më e madhe mbetet për fëmijët, të cilëve u duhet të kërkojnë shërim jashtë Kosovës. Sëmundjet malinje, leukemitë akute, operacionet e zemrës, disa devijime ortopedike dhe urologjike janë vetëm disa nga sëmundjet që institucionet publike nuk po mund t’i ofrojnë në vend për fëmijët.

Trajtim falas për fëmijët kosovarë jashtë Kosovës po ofron një organizatë austriake ‘Allianz für Kinde’ e cila i mbulon të gjitha shpenzimet e trajtimit shëndetësor për fëmijët të cilët i merr ajo për shërim.

Të gjithë fëmijët të cilët lindin me anomali të zëmrës, kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike, ortopedike e urologjike, prej ditës së lindjes e deri në moshën 13-vjecare mund të shkojnë për trajtim përmes kësaj organizate në Austri.

Organizata austriake ‘Allianz für Kinde’, ditën e shtunë (22 shtator) prej orës 10:00 është e hapur për konsulta për fëmijët të cilët kanë nevojë për ndarjet që i cekëm më lartë. Për detaje, mund të kontaktoni në numrin e organizatës 045251000 ose të shkoni në Shtëpinë e Shëndetit në Fushë Kosovë.

E kjo nuk është hera e parë që kjo organizatë dërgon fëmijë për shërim jashtë Kosovës. Traditë të tillë ka për cdo vit ku dërgohen dhjetëra fëmijë kosovarë për trajtim jashtë vendit.

(Kosova Sot)